Telenews

iPhone i palosshëm më afër prodhimit, dalin detaje të reja

iphone-i-palosshem-me-afer-prodhimit,-dalin-detaje-te-reja

Ngadalë por me siguri, iPhone i palosshëm i Apple, i përfolur prej kohësh , po i afrohet lansimit të tij dhe një raport zbulon se sapo ka kaluar një tjetër moment të rëndësishëm.

Pengesa kryesore teknike në zhvillimin e iPhone-it të palosshëm ka qenë ekrani.

Apple thuhet se ka refuzuar dizajne të shumta gjatë dy viteve të fundit.

Raportohet se tani kompania ka finalizuar dizajnin e ekranit dhe e ka zhvendosur pajisjen në fazën e para-prodhimit.

Në këtë fazë, kompania duhet të ketë vetëm disa rregullime të mbetura përpara se të jetë në gjendje të fillojë prodhimin masiv për iPhone Fold.

Thuhet se furnizuesit janë plotësisht të përgatitur. Partnerët e komponentëve në të gjithë zinxhirin – duke përfshirë prodhuesit e paneleve dhe partnerët e montimit – tani po presin dritën e gjelbër përfundimtare të Apple.

Detajet e fundit interesante në lidhje me iPhone Fold është se Apple planifikon ta pajisë pajisjen e palosshme me të njëjtin sistem ftohjeje që përdori në iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.

Të ngajshme

Australia ndalon rrjetet sociale për të miturit, studentët gjermanë kritikojnë masën – tregojnë çfarë duhet bërë

KushtrimGuraj

Australia ndalon rrjetet sociale për të miturit, studentët gjermanë kritikojnë masën – tregojnë çfarë duhet bërë

KushtrimGuraj

Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

Valjeta Turkaj