Telenews

IPK nis hetimet për reagimin policor në menaxhimin e protestës së PSD-së dje

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim për për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë që ndërlidhet me vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një komunikate për media, IPK njofton se hetuesit aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar.

Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asosiacionit të Gazetarëve të Kosovës./Telenews/

 

Të ngajshme

Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për president

Rrezarta Ramaj

Oferta që nuk duhet humbur: 8 Marsi i dedikuar të gjitha grave në FAFA Resort & SPA

Valjeta Turkaj

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania – mbi 600 raportime për dëme

Valjeta Turkaj