Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar të enjten se Republika Islamike nuk ka në plan të takohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur poshtë deklaratat e mëhershme të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pati thënë se do të mbahen bisedime mes dy vendeve javën e ardhshme.
Sipas agjencisë Reuters, Aragchi ka thënë se Irani është ende duke vlerësuar nëse bisedimet me SHBA-në përputhen me interesin kombëtar. Kjo pason pesë raunde të mëparshme negociatash, të cilat u ndërprenë si pasojë e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi impiantet bërthamore të Iranit.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kishin bërë të ditur se qëllimi i këtyre sulmeve ishte të ngadalësohej zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani. Megjithatë, Teherani ka theksuar se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.
Aragchi ka shtuar se dëmet në impiantet bërthamore “nuk ishin të vogla” dhe se autoritetet iraniane janë duke shqyrtuar rrethanat e reja për programin bërthamor, gjë që pritet të ndikojë në qëndrimin diplomatik të vendit.