Telenews

Irani refuzoi bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në në përgjigjen e tij ndaj letrës së Trump

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka përjashtuar mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për programin bërthamor të vendit, por sinjalizoi një gatishmëri për bisedime indirekte, ndërsa Trump kërcënoi me bomba dhe tarifa dytësore nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin.

“Ne iu përgjigjëm letrës së presidentit amerikan nëpërmjet Omanit dhe hodhëm poshtë opsionin e bisedimeve të drejtpërdrejta, por jemi të hapur për negociata indirekte”, ka thënë Pezeshkian gjatë një takimi të kabinetit në Teheran të dielën, shkruajnë mediat e huaja.

Ai theksoi se ndërsa Irani nuk është kundër negociatave në parim, Uashingtoni duhet së pari të korrigjojë “sjelljen e gabuar” të tij të kaluar dhe të rindërtojë besimin.

Deklaratat e tij, të raportuara nga agjencia e lajmeve ISNA, vijnë në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis dy kombeve.

“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, tha Trump në një intervistë telefonike me NBC të dielën.

“Por ka një shans që nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, unë do të bëj tarifa dytësore për ta, siç bëra katër vjet më parë”.

Më herët në mars, Trump i kishte shkruar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke paralajmëruar se Teherani ose duhet të pajtohet me negociata të reja ose të përballet me një konfrontim ushtarak.

Khamenei hodhi poshtë ultimatumin, duke këmbëngulur se Irani do të angazhohej në bisedime vetëm përmes ndërmjetësve.

Në mandatin e tij të parë si president i SHBA-së në 2017-2021, Trump tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore që vendosi kufizime të rrepta për aktivitetet e diskutueshme bërthamore të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 prill

Erzana Fazliu

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

KushtrimGuraj

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

KushtrimGuraj