Telenews

Irani sulmoi Tel Avivin pasi u godit nga SHBA, Izraeli duket se sulmoi pozicionet raketore iraniane që mund t’i godasin forcat amerikane

Një eksperte izraelite për sigurinë kombëtare ka deklaruar për CNN se Izraeli, në sulmet ajrore të mëngjesit të së dielës në perëndim të Iranit, ka shënjestruar lëshues raketash të ngjashëm me ata që u përdorën në sulmet e fundit kundër territorit izraelit – por edhe mjete që mund t’i kërcënojnë drejtpërdrejt forcat amerikane dhe aleatët e tyre në rajon.

“Sipas gjithçkaje që është hedhur drejt nesh gjatë orës së fundit – kemi të bëjmë me një sulm shumë të fuqishëm ndaj Izraelit, një pjesë e të cilit u kap nga mbrojtja jonë ajrore dhe një pjesë tjetër jo”, tha Miri Eisin nga Instituti Ndërkombëtar për Kundër-Terrorizëm për CNN.

“Objektivat që po i godasim tani janë pikërisht ato lëshues që na sulmuan vetëm një orë më parë. Sepse, nëse dëshiron ta ndalosh sulmin, duhet ta godasësh burimin – vetë lëshuesit. Janë ata që kanë rrezen për ta goditur Izraelin”, shtoi ajo.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan se gjatë sulmeve të së dielës në mëngjes janë goditur dy avionë luftarakë F-5 të forcave iraniane të stacionuar në aeroportin Dezful, në provincën Khuzestan.

“Për më tepër… janë neutralizuar tetë lëshues raketash, përfshirë gjashtë që ishin të gatshëm për të lëshuar raketa në drejtim të territorit izraelit në mënyrë të menjëhershme”, thuhet në deklaratën zyrtare të IDF-së.

Kjo valë e re sulmesh izraelite erdhi menjëherë pasi Irani lëshoi raketat e para ndaj Izraelit – veprim që pasoi njoftimin e Shteteve të Bashkuara për ndërhyrjen me sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë natës.

Të ngajshme

Policia me detaje për cigaret e kapura në aeroport: Gruas që iu gjetën ishte nisur për në Britani

Valjeta Turkaj

SHBA ka lëshuar më shumë se dy duzina raketash lundruese në objektiva bërthamore iraniane gjatë natës

Valjeta Turkaj

ShBA-ja godet objektet bërthamore të Iranit me BOMBËN masive ‘MOP’

KushtrimGuraj