Telenews

Irani ‘thyen” heshtjen: Nuk kemi kërkuar kurrë armëpushim apo negociata me SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kundërshtuar pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për armëpushim.

Në një intervistë për programin “Face the Nation” të CBS News, Araghchi tha se Irani nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime me Uashingtonin, duke theksuar se dialogu mes palëve ishte duke vazhduar edhe në momentin kur, sipas tij, SHBA vendosi të ndërmarrë sulme.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar armëpushim dhe as negociata. Nuk shohim arsye pse duhet të bisedojmë me amerikanët, sepse ne po bisedonim me ta kur ata vendosën të na sulmojnë, dhe kjo ishte hera e dytë”, u shpreh ai.

Kryediplomati iranian shtoi se konflikti aktual është një luftë e zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga Shtetet e Bashkuara.

“Ky është një konflikt i zgjedhur nga Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ne do të vazhdojmë të mbrojmë veten”, deklaroi Araghchi.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj