Telenews

Irlandë e Veriut – Kosovë, kompanitë e basteve e vlerësojnë këtë ekip favorit

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C.

Kosova do të synojë sërish fitoren ndaj irlandezoveriorëve. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte mbyllur me rezultatin 3:2.

Megjithatë, të përzgjedhurit e Alain Giresse nuk vlerësohen favoritë nga kompanitë e basteve për të triumfuar edhe sonte.

Kompania e njohur “bet365” e vlerëson fitoren e Kosovës me kuotën 3.10, kurse fitorja e vendasve ka kuotën 2.30. Barazimi është kuotuar me 3.20.

Irlanda e Veriut është vlerësuar favorite edhe nga kompanitë tjera të basteve.

Ndryshe, ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

Të ngajshme

Zvicra prezanton fanellat e reja, Xhaka personazhi kryesor

Hafize Elshani

“Nuk e konsideroj Kosovën, jam danez” – Futbollisti kosovar çuditë me deklaratën e fundit

Hafize Elshani

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani