Telenews

Ish-banori i ‘BBVA’: Kam lindur mashkull dhe do jem derisa të vdes

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Vserlo, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, me Lei Krajën. Moderatorja e njohur e ka pyetur këngëtarin në lidhje me njerëzit që e urrejnë dhe për komentet që e kanë prekur më shumë.

Vserlo është shprehur se komentet që e kanë acaruar më shumë kanë lidhje me paraqitjen e tij, me veshjet që zgjedh të eksperimentojë.

Pjesë nga intervista:

A ka realisht një koment që të ka prekur?

Fakti që unë zgjedh të guxoj si në veshje ashtu dhe në look apo në shumë gjëra, apo dhe në fjalë të teksteve të mia, apo edhe të fotove të mia në “Instagram”, veshja e crop top-ve që janë të blera dhe të prodhuara për meshkuj, njëjtë dhe me tangat që kisha veshur për të plotësuar outfit-in, janë marrë sikur unë dua të ndryshoj gjininë. Jo. Identiteti im gjinor është mashkull, kam lindur mashkull, vazhdoj të jem dhe do jem për aq kohë sa të futem tek ajo gjëja që mbyllet dhe i hidhet dhe sipër. E kjo më ka acaruar. Pse duhet të jenë kaq injorantë dhe të mbytur në atë mendësinë e vet, e të mos hapin pak horizont dhe të kuptojnë që njeriu eksperimenton dhe provon të veshi dicka që i shkon me trupin.

Të ngajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Erzana Fazliu

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Erzana Fazliu