Telenews

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Gjesti dhe Egli nuk kanë qenë ndonjëherë në lidhje

ish-banorja-e-big-brother-vip-albania:-gjesti-dhe-egli-nuk-kane-qene-ndonjehere-ne-lidhje

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Gjesti dhe Egli nuk kanë qenë ndonjëherë në lidhje

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka dhënë një deklaratë të sinqertë për marrëdhënien e Egli Takos me Gjestin.

Në një intervistë të fundit, e njohur për qëndrimet e drejtpërdrejta dhe autenticitetin e saj, theksoi se Egli nuk ka pasur kurrë një lidhje romantike me Gjestin.

“S’ka qenë ndonjëherë lidhje. Jo”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

Sa i përket marrëdhënies me Eglin, Amber tregoi se ka pasur komunikim edhe pas përfundimit të spektaklit, përpara se këngëtarja të fillonte me angazhimet e saj në koncerte.

Ajo shtoi se ruan një respekt të madh për Eglin, duke nënvizuar një raport miqësor dhe të ndërtuar mbi mirëkuptim dhe vlerësim të ndërsjellë.

“Egli te unë fiton një respekt. Kemi folur edhe pas Big Brother, por tani është shumë e zënë me koncertet”, tha Amber.

Ajo gjithashtu bëri një reflektim interesant mbi marrëdhëniet në përgjithësi, duke thënë se ndonjëherë gjërat kur nuk ndodhin natyrshëm, apo kur njeriu përpiqet t’i shtyjë me zor, mund të dalin edhe keq.

“Nuk ka pasur ndonjëherë lidhje me Gjestin”/Amber Candy për Eglin: Kam respekt por…♬ original sound – Top Albania Radio

Egli dhe Gjesti në ndërkohë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se çdo gjë mes tyre ka marrë fund.

Të ngajshme

Enca shfaqet nga pishina, ekspozon ‘asetet’ bombastike

Donat Hashani

U kritikua për performancat gjatë turneut, Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes

Valjeta Turkaj

Jonida Maliqi shkëlqen në det të hapur, ndërsa vë në pah linjat e theksuara të trupit

Valjeta Turkaj