Telenews

Ish-deputeti i VV-së “godet” Kurtin..

Ish deputeti i VV-se, tash deputet i pavarur Fatmir Humolli, ka thënë se VV ka dështuar në shumë procese politike.

“VV e ka djeg kartën e perspektives. Ka premtu perspektivë, jetë aktive, zhvillim, dështimi i parë është mos krijimi i unitetit, dështimi tek investimet kapitale gjakderdhja financiare, problemet në arsim, në siguri, kudo kena telashe të cilat për fat të keq nuk i menaxhon mirë”.

Ai pret ndëshkimin e qytetarit.

“I bindur se qytetari ynë ia ka dhanë shansen me ndërru gjendjen. Këtë shans nuk e ka shfrytëzu, është dëm kombëtar, i bindur se qytetarët përmes votës do të tregojnë se është shumë gabim dhe nuk ka mundësi me na mashtru. Do ta ndëshkojnë”.

Ai tha se Bashkimi Evropian dhe Amerika po insistojnë për Asociacionin për shkak se faktori politik, në Kosovë e Shqipëri, sipas tij, është i përçarë.

“Tash çdo përpjekje, Serbia me miqtë e vet e bën që me përfunduar në një ujdi në interes të saj dhe në dëm të Kosovës. Kurse Kosova dhe Shqipëria nuk janë në nivel të detyrës me u unfiku përball këtij presioni të bashkësisë ndërkombëtare. Në vend që faktori politik me u unifiku, ai po përçahet. Serbia po e shfrytëzon këtë përçarje. Insistimi vjen si rezultat i përçarjes së faktorit politik shqiptar”.

Ai akuzoi Qeverinë aktuale se nuk i kupton proceset, sikurse dialogu.

“Qeveria aktuale nuk e kupton si zhvillohen proceset ndërkombëtare, në vend që me kriju unitet, po e përçan kombin tonë. Problemi i Kosovës është problem kombëtar dhe është obligative me bashkëpunu me opozitën”.

Humolli, që ishte pjesë e VV-së, tani akuzon partinë për mos mbajtje të premtimeve elektorale.

“VV ka deklaruar se nuk bisedon me Serbinë për Kosovën, ka thënë se do të bisedojë me serbët e Kosovës. Sot pranon me diskutu me Serbinë për Kosovën”, theksoi Humolli./Telenews/

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu