Telenews

ISH-DREJTORI I BKT-SË ARRESTOHET SEPSE I MUNDËSOI NJË QYTETARIT TËRHEQJE TË KËSAJ SHUME TË PARAVE

Ish-drejtori i degës së Bankës Kombëtare Tregtare, I.A., është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi”, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Ai ia ka mundësuar tërheqjen e 95 mijë eurove nga llogaria bankare e një qytetari.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A. – ish-drejtor i degës se BKT-së në Pejton – Prishtinë dhe Sh.B., – punëtor i autotaksit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Dyshohet se ish-drejtori i BKT-së, me inicialet I.A., ia ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër, me inicialet Sh.B., nga llogaria bankare e një qytetari, me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Ferizaj,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj