Telenews

Ish e burgosura Maqastena-Sherifi: Këta dy UDB-ashë më kanë rrahur shumë

Ish e burgosura politike, Naime Maqastena-Sherifi, ka shpalosur torturat që ka përjetuar si e burgosur në vitin 1981 si 14-vjeçare.

Maçastena-Sherifi ka rrëfyer se tortura nuk i ishte ndalur, por kryesisht përmes mungesës së gjumit dhe marrja në pyetje natën.

“Nuk na linin të flinim, natën pjesa më e vështirë ishte marrja në pyetje natën, e gjatë ditës ishte e ndalume me fjetë, krejt kjo ka qenë me të lodhë”, tha ajo në “Debat Plus”.

Maçastena tregon se UDB-ashët, Bajram Munishi dhe Blerim Olloni ishin ata që e kishin rrahur fortë.

“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës. Me sa e di unë ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di. Gjakovar duhet të jetë…”, rrëfeu Maçastena-Sherifi.

Të ngajshme

Zbulohet aryseja e mos paraqitjes së Muriqit në pjesën e dytë

Erzana Fazliu

Kosova shkatërron Qipron në Larnaca

Erzana Fazliu

Lizarazu: Mbappe nuk është i frikshëm siç ishte më parë

Erzana Fazliu