Telenews

Ish-gjyqtari Shala thotë se Kurti po tenton ta “kapë sistemin e drejtësisë”

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po jep deklarata që janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ai në “Five” e përmendi rastin e Enver Sekiraqës, për të cilin tha se nuk mund të përgjithësohet i gjithë sistemi për gabimet e individëve.

“Është ndërhyrje kur kryeministri e hapë mbledhjen e Qeverisë dhe thotë kë dështu sistemi I drejtësisë. Nuk ka dështu sistemi me Sekiraqën, ka dështu një gjyqtarë e një trup gjykues, dhe atë vendim e ka përmirësu gjykata e apelit. Këshilli gjyqësor ka marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit… Sistemi i drejtësisë ka vepru, sikur të mos vepronte apeli e këshilli gjyqësor atëherë është dicka tjetër. Sistemi i drejtësisë sonë në rajon është më i miri”, tha ai.

Tutje ai tha se Kurti po tenton që ta kapë sistemin e drejtësisë.

“Me vetë faktin që thotë sistemi i drejtësisë ka dështu, ai e ka luftën me kapë sistemin e drejtëisë me i pru njerëzit e vet… Kemi ndërhyrje haptas të kësaj qeverie, kur kanë nxjerrë ligjin për zyrtarë publikë, për pagat, ligjit për këshillin prokuroria, kushtetuesja ka konstatu ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

source

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj