Telenews

Ish i dashuri ia publikon fotot intime, 19-vjeçarja nga Obiliqi kërkon ndihmën e Policisë

Rastet kur publikimi i pamjeve që cenon integritetin dhe privatësinë e vajzave të reja, janë bërë të shpeshta. Këto veprime zakonisht kryhen nga persona të cilët ishin të afërt me to, e të cilët këto veprime i bëjnë në shenjë hakmarrjeje apo në formë shantazhi.

Viktimë e një veprimi të tillë ka rënë edhe një vajzë në Obiliq, pasi ish i dashuri i saj ia ka publikuar nëpër rrjete sociale.

Sinjali mëson se 19-vjeçarja ka njoftuar Policinë se i dyshuari me të cilin ishte tri vjet në lidhje dashuria, ia ka shpërndarë fotot intime në Snapchat dhe Instagram dhe vazhdimisht e kërcënon me mesazhe e thirrje.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 26-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj