Ish-kandidati i VV-së për deputet, Mentor Hyseni, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave.
Hyseni kishte qenë kandidat i VV-së në vitin 2019.
Ministria ka thënë se konkursi ka qenë i rregullt dhe transparent.
“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë”, njofton MFPT.