Telenews

Ish-këshilltari i Kadri Veselit: “Çele gojën Memli Krasniqi, fol!”

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltari i Kadri Veselit, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, pas dorëheqjes së Ramë Bujës nga kryesia e PDK-së.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kryeziu ka kërkuar nga Memli Krasniqi që të reagojë e të mos hesht.

Sipas Nijazi Kryeziut, Krasniqit po i duket vetja më i madh se Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Postimi i plotë:

Çele gojën Memli Krasniqi, fol!

Mos hesht dhe mos të duket që je më i madh se Hashim Thaçi apo Kadri Veseli!

Dorëheqja e Ramë Bujës, ose më saktë dokumenti i dorëheqjës thotë shumë, shumë më tepër se heshtja jotë memece.

Ramë Buja pas vete ka një jetë të tërë veprimtari, aktivitete, sakrificë, autoriteti dhe prezenca e tij në secilën periudhë të përpjekjeve për çlirim e shtetndërtim është e shkruar më punë, djersë e gjak.

Kur heshtë për dorëheqjen e Ramë Bujës shqetësohemi se do të heshtësh edhe për tërësinë e vleravë që përfaqëson brezi i tij, një ish aktivist, ish i burgosur politik, ish ushtar i UÇK-së, i plagosur në luftë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, anëtar delegacioni në Rambuje, pjesë e institucioneve të Kosovë në legjislativ e në ekzekutiv, prej posteve të deputetit e deri në ministër, përherë në udhëheqjen e lartë të PDK-së.

Nuk është Ramë Buja kafshatë që kapëridihet me heshtje.

Mos mendo që mundesh me injoru krejt anëtarësinë e partisë, organet drejtuese e vlerat patriotike, çlirimtare e shtetformuese duke i zëvendësuar me gjysmën e klasës se gjimnazit Xhevdet Doda, që i njeh në Prishtinën që asnjëherë nuk i keni fituar asnjë palë zgjedhje, bile as në një lagje të vetme në Prishtinë.

Me ata që dalin në zgjedhje dhe nuk përdorin as llogo as emblemë e sllogan të partisë, që kurrë nuk e përmendin as UÇK, as PDK-në!

Demokratët i ke pas vete në çdo rrethanë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për lider, e liderët nuk janë vetëm për fotografi e ngjarje të mira!

Çele gojën e fol me zë!

Jepi emër kësaj pune…

Mund edhe të të falim për ndonjë gjë por me na vënitë ndjenjën e përkatësisë politike nuk ta falim.

Në praktikë gjithmonë i kemi mirepritur ardhjen e të rinjëve, por nën çadrën e filozofisë politike të PDK-së.

Nuk mundemi me heshtë e me duartrokitë që secili që vjen në PDK me pru ngjyra e llogo të reja.

Thirre Këshillin Drejtues të partisë,

As ata që vet i ke zgjedhur anëtarë të kryesisë nuk i pyet, nuk i dëgjon e as që i takon ndonjëherë.

Nuk është veq Ramë Buja, që asnjëherë nuk e ke pritur në zyrën tënde.

Partinë demokratike e ke degdisur si me qenë OJQ e regjistruar pa statut, pa program e pa organe vendim marrëse!

Thirri gratë, burrat e rininë e partisë, të ulen e të diskutojnë, prej debatit nuk ke kurrë të keqe.

E keni plandos PDK në, e keni t’kurrë, e keni lënë vezhguese edhe në taborrin e opozitës!

Prej se je zgjedhë me konsensus kryetar, vetëm mekanizmin e emërimit e ke fut në funksion, pa konsulta dhe pa përfshirje në debat anëtarët e partisë.

Autoritet në parti kanë mbete veq njerzit rreth teje, por autoriteti i tyre nuk e kalon as koridorin e selisë së partisë, se në teren me aktivista janë takuar shkarazi, për ngutë vetëm në fushatën e fundit.

Para disa jave kam qenë në një ngjarje në njërën prej degëve të partisë dhe pas vizitës ishim duke pirë kafe, doli në media lajmi se ke emëruar një drejtues të një departamenti në Kabinetin e Qeverisjës së Mirë, nga po ajo degë, një emër që askush nga ata që ishin me mua në tavolinë nuk e njihnin madje edhe më keq nuk ka qenë kurre në PDK as vet as me familje, përkundrazi gjithmonë ka lobuar e punuar për oponentët tanë politik dhe PDK e ka sharë e ofenduar e quajtur kriminale!

Jave me parë ke bërë një tur vizitash nëpër komuna, në një vizitë që ke planifikuar në një komunë një kryetar komune të ka thënë hapur nëse vjen me disa nga ata miqët e tu të gjimnazit Xhevdet Doda unë nuk të pres!

Të ka përmendur emra konkretë me pozita të larta në parti.

Pasi ke ndryshuar përbërjen e delegacionit ke udhëtuar për vizitë në atë komunë!

Në Prizren asnjëherë deri sot nuk ke mbajtur takime me strukturat e degës.

Nuk po flas për takimet e tua për FB e për lajme me disa njerz të partisë në Prizren.

Nese nuk e din po të informoj asnjëherë prej konventës së fundit zgjedhore në Degën e PDK së në Prizren nuk është mbledhur Këshilli i Degës, ka muaj që nuk të është takuar kryesia komplete e degës as grupi parlamentar i kuvendit të Komunës!

Kudo në Kosovë e ke të njejtën gjendje.

Shprehinë e mos komunikimit me bashkëpunëtorët dhe strukturat drejtuese të partisë e keni instaluar model prej qendre në degët e partisë.

Çele gojën e mos hesht, dil prej konturave oborrtare të udhëheqjës e sheh më mirë fotografinë e realitetit, e ke të shkruar në ballin e secilës demorate e secilit demorakt, anë e mbanë Kosovës e jashtë saj!

Neve të gjithëve na ke pas, pa asnjë rezervë!

Të ngajshme

Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi

KushtrimGuraj

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

KushtrimGuraj

Prishtinë: Vdes çiklisti pasi goditet nga një automjet

KushtrimGuraj