Telenews

Ish-këshilltari i Kurtit i përgjigjet Limajt, e quan “hajn” dhe “multimilioner”

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Nismës Fatmir Limaj, i cili bëri thirrje për një front të përbashkët demokratik për t’i thënë jo rrënimit të mëtejshëm të shtetit, që sipas tij po e bën qeverisja aktuale e Kosovës.

Gashi e ka quajtur “hajn” dhe “multimilioner”, Limajn.

Tutje, ai ka shkruar se tashmë mundësitë për të vjedhur i janë bllokuar dhe janë shtuar gjasat për të përfunduar në burg.

Të hënën kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për një front të përbashkët demokratik për t’i thënë jo rrënimit të mëtejshëm të shtetit, që sipas tij po e bën qeverisja aktuale e Kosovës.

“Ne si Nismë u bëjmë thirrje të gjithëve për një front të përbashkët demokratik, që bashkon forcat politike, qytetarët, patriotët që janë të gatshëm për tu bashkuar rreth një platforme politike dhe ekonomike të qartë” – ka thënë Limaj në një konventë politike të mbajtur sot.

Sipas Limajt, ky front i përbashkët demokratik, do të ketë për mision, hapjen e debatit politik e social, pastaj të shërojë këtë helm që e kanë përhapur një grup njerëzish, përplasjet mes qytetarëve t’i eliminojmë, të bashkojmë popullin rreth kauzave me interes nacional.

Të ngajshme

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Yllka Gashi

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi