Për ish-komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ferenc Kajari, Hungaria me kontingjentin e saj ushtarak në KFOR ka luajtur dhe do të vazhdojë të luaj një rol kyç në ruajtjen e paqes në Kosovë, ndërsa situata në Veri të Kosovës gjithnjë e më shumë po përkeqësohet.
Kajari, i cili shërbeu për një periudhë disa mujore në Kosovë si komandant i KFOR-it, kujton në një intervistë për portalin e lajmeve hungareze 24.hu, një ndër momentet më të vështira të karrierës së tij si ushtarakë – barrikadimin e serbëve gjatë muajit korrik. “Momenti më kritik i vitit të kaluar ishte 31 korriku, kur brenda pak minutash, grupet protestuese të serbëve të Kosovës bllokuan rrugët që të çojnë në pikën kryesore kufitare. Detyra më e rëndësishme e KFOR-it ishte ruajtja e sigurisë në Kosovë edhe nëse situata përshkallëzohet ai ishte i përgatitur për të ndërhyrë”, ka thënë ndër të tjera ushtaraku hungarez, Kajari.

