Ehud Olmert, ish-kryeministër i Izraelit, ka dhënë deklaratën të ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke akuzuar Izraelin për krime lufte në Gaza.
“Qeveria e Izraelit aktualisht po zhvillon një luftë pa qëllim, pa synime apo planifikim të qartë dhe pa shanse për sukses”, ka shkruar Olmert në një opinion të publikuar në gazetën Haaretz.

“Mijëra palestinezë të pafajshëm po vriten, ashtu si edhe ushtarë izraelitë”.Ish-kryeministri, i cili kishte shërbyer në detyrë nga viti 2006 deri më 2009, ka theksuar se numri i viktimave palestineze ka marrë përmasa tronditëse.
Tutje Olmert kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, e quajti një rrezik për shtetin.“Që nga themelimi i tij, shteti i Izraelit nuk ka zhvilluar kurrë një luftë të tillë… banda kriminale e kryesuar nga Benjamin Netanyahu ka vendosur një precedent të pashoq në historinë e Izraelit”.Kritikat e Olmertit vijnë si një kthesë drastike nga pozicionet e tij të mëparshme, kur kishte mohuar që Izraeli të ishte duke kryer krime lufte. Por tani ai ka theksuar se nuk mund ta thotë të njëjtën gjë.“Çfarë po bëjmë në Gaza tani është një luftë shkatërruese: vrasje pa dallim, e pakufi, mizore dhe kriminale ndaj civilëve. Është rezultat i politikës qeveritare e diktuar me vetëdije, me keqdashje dhe në mënyrë të papërgjegjshme”.