Telenews

Ish-ministrat i “vlojnë” me aktakuza, por Kurti pretendon qeverisje “me duar të pastra”

ish-ministrat-i-“vlojne”-me-aktakuza,-por-kurti-pretendon-qeverisje-“me-duar-te-pastra”

Ish-ministrat i “vlojnë” me aktakuza, por Kurti pretendon qeverisje “me duar të pastra”

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka deklaruar se besimi i bizneseve dhe qytetarëve te qeveria e tij është rritur ndjeshëm, duke pretenduar se kabineti i tij qeveritar është i pastër nga korrupsioni dhe ryshfeti.

Kjo deklaratë e Kurtit përbën një paradoks për qeverinë e udhëhequr nga ai, e cila është kritikuar ashpër për numrin e madh të tenderëve njëburimorë dhe përballjen e një pjese të konsiderueshme të ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë me aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim detyre.

Duke folur për klimën e të bërit biznes, Kurti theksoi se përveç rritjes së qarkullimit, bizneset tani kërkojnë parashikueshmëri, e cila sipas tij buron nga besueshmëria e institucioneve. Ai insistoi se në qeverisjen e tij nuk ka ministra që kërkojnë “haraç”.

“Unë besoj që, përveç rritjes së fitimit dhe qarkullimit të bizneseve, është edhe një dukuri interesante që bizneset kanë hyrë në stadin ku duan parashikueshmëri. E parashikueshmëria, në fakt, vjen nga besueshmëria. Besimi në institucione, me kryeministër që nuk pasurohet për vete, me ministra të qeverisë të cilët s’mund ta gjeni asnjë biznes që dikush u kërkojë ryshfet në fillim të tenderit apo haraç në fund të tij për ta ndarë fitimin, kjo lloj besueshmërie e shtuar për shkak se kemi shtyrë fuqishëm agjendën kundër korrupsionit, po ashtu ka kontribuar në pagesën e tatimeve, sepse njerëzit nuk preferojnë t’i paguajnë tatimet kur shohin se thesi është i shqyer.”

Deklarata për “ministra që nuk kërkojnë ryshfet” bie në kontrast të thellë me faktin se pothuajse të gjithë ish-ministrat dhe zyrtarë kyç të ish-qeverisë Kurti janë subjekt i hetimeve ose tashmë kanë aktakuza aktive për vepra të ndryshme korruptive.

Të ngajshme

Hykmete Bajrami: Rritja e mafias energjetike, e vetmja arritje e Vetëvendosjes (VIDEO)

KushtrimGuraj

Krimet e luftës, vetëm pesë prokurorë trajtojnë rreth një mijë lëndë të trashëguara nga EULEX

KushtrimGuraj

Hamza: Pres që partitë që kemi qenë në opozitë ta krijojmë qeverinë

KushtrimGuraj