Telenews

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË, PARALAJMËRON KALLËZIM PENAL PËR TË GJITHË ANËTARËT E BORDIT TË ZRRE-SË

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Bordi i ZRRE-së që t’i jep instruksione KEDS-it që tarifat e reja për energjinë të jenë me çmim të vjetër, pas vendimit të Gjykatës Themelore.
Në të kundërtën ka paralajmëruar se do të bëjnë kallëzim penal për secilin anëtar të bordit të ZRRE-së.
“Ne bëjmë thirrje që sa më shpejt të mblidhet bordi i ZRRE-së dhe sa më shpejtë të japë instruksionet që KEDS-i për këtë muaj të tarifojë qytetarët me tarifë të ultë të energjisë elektrike dhe jo me këtë të lartin që ka ndodhur para dy muajve. Faturat e fundit që kanë paguar qytetarët e Kosovës kanë qenë të papërballueshme për qytetarët. Andaj ZRRE-ja, qeveria dhe presidentja të respektojnë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Përderisa nuk kemi vendim të apelit të shkallës së dytë, i njëjti është në fuqi dhe asnjë rrethanë qytetarët nuk duhet të tarifohet me tarifa të shtrenjta sepse është e jashtëligjshme. Në rast se bordi deri në ditën e hënë nuk mblidhet për të dhënë instruksione KEDS-it që tarifat e reja të jenë me tarifa të vjetra, atëherë ne si Grup Parlamentar do të bëjmë kallëzim penal për secilin anëtarë të Bordit”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.

Të ngajshme

Kurti i kundërpërgjigjet Hamzës pasi tha se s’po arrijnë t’i përfundojnë as projektet e nisura nga qeveritë e kaluara

Hafize Elshani

Raportohet se ambasadori Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Hafize Elshani

Basha: Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma

Hafize Elshani