Telenews

ISH-MINISTRI MUSFATA: A JENI NË TOKË TË BUKËS? SI E FSHIHNI AKSIDENTIN E MINISTRES?

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka konfirmuar se ka goditur një fëmijë sot.
Ky lajm nuk u bë publik nga Policia e as nga vetë Ministrja deri tani.
Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Besina Mustafa, duke akuzuar institucionet se e kanë fshehur rastin.

“A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!”, ka pyetur Mustafa.
Ministrja tha se rastin e ka lajmëruar edhe në Polici, por Periskopi ka kontaktuar  Policinë dhe Emergjencën në lidhje me rastin, por nuk janë përgjigjur interesimit të portalit.
Postimi i tij i plotë:

A jeni në tokë të bukës, hej?!
Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.
Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!
A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!

Të ngajshme

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, Rutte: Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve

Valjeta Turkaj

Trump “vesh” kostumin e Supermanit, e quan veten “Simbol i shpresës”

Valjeta Turkaj

Reagon familja e Liridona Ademajt pas raportit për Murselin

Valjeta Turkaj