Telenews

Ish-nënkryetari i Kushtetueses: Pas skadimit të afatit 30 ditor, mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka bërë me dije se pas skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai ka paralajmëruar se sot do të publikojë një arsyetim juridik se si mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se partitë politike nuk kanë liri të pakufizuar për të abuzuar me besimin e deleguar nga sovrani.

“E theksoj edhe njëherë, disa gjëra janë të vetëkuptueshme, thjesht duhet të sillemi si të rritur dhe si qenie të ndërgjegjshme e logjike. Partitë politike nuk kanë liri të pakufizuar për të abuzuar me besimin e deleguar nga sovrani. Brenda pak orësh do të publikoj mekanizmin dhe arsyetimin juridik si mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas skadimit të afatit 30 ditor”, ka shkruar Kryeziu

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj