Telenews

Ish-presidenti: Kosovës t’i hapen dyert në NATO dhe Këshillin e Evropës

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu po merr pjesë në konferencën e lidershipit të Ballkanit me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”.
Gjatë fjalimit të tij Sejdiu është shprehur se Kosovës duhet t’i hapen dyert në NATO dhe në Këshillin e Evropës.
“Është një imperativ i kohës që të krijohet një momentum i ri në rrafshin ndërkombëtar i cili do të ishte në funksion të përmbylljes së temave të hapura, dialogu po stërgjatët. Kosovës duhet ti hapen dyert në NATO, Këshill të Evropës dhe organizata tjera me qëllim të ruatjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan” ka thënë Sejdiu.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se me Serbinë nuk ka bashkëpunim pa kërkim falje.

Të ngajshme

Horoskopi për sot

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 5 gusht

Rrezarta Ramaj

“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali

Yllka Gashi