Telenews

Ish-shefi i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin mund të sulmojë Lituaninë

Ish-gjenerali amerikan dhe ish-shefi i CIA-s, David Petraeus, ka paralajmëruar se nëse Rusia arrin sukses në luftën në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin mund të ndërmarrë një ofensivë ndaj një vendi anëtar të NATO-s.

Ai përmendi veçanërisht Lituaninë si një nga vendet më të rrezikuara nga një inkursion rus, me qëllim testimin e vendosmërisë së Perëndimit apo si hap i parë për një ofensivë më të gjerë.

Në një fjalim në organizatën kërkimore “Policy Exchange” në Londër, Petraeus kritikoi edhe politikat e dy presidentëve amerikanë – Donald Trump dhe Joe Biden. Sipas tij, Trump i ka dhënë “shumë shanse të dyta” Putinit, ndërsa Biden ka dështuar të armatosë me kohë dhe në mënyrë të duhur forcat ukrainase.

Ai theksoi se vendimet për dërgimin e armëve si tanket M1 Abrams dhe avionët F-16 janë vonuar shumë, duke penguar përparimin e Ukrainës. Petraeus gjithashtu i bëri thirrje Britanisë së Madhe të rishikojë qëndrimin ndaj ndalimit të municioneve thërrmuese, të cilat i konsideroi si thelbësore për betejat në vijën e frontit.

Të ngajshme

Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për vikend, pika kufitare në Morinë punon me 8 sportele

KushtrimGuraj

Liberalizimi i tregut të energjisë, ekonomisti Ajvazi ka disa pyetje për qeverinë: Pse nuk e miratuat projektligjin ri?

KushtrimGuraj

Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

Valjeta Turkaj