Gjatë një intervistë për podkastin, “The Breakfast Club”, Davidson tha se u ndje i reduktuar vetëm në jetën e tij seksuale, ndërsa askush nuk i kushtonte rëndësi punës që ai bënte në karrierë.
“Isha i turpëruar. Askush nuk fliste për mua si artist, vetëm për një pjesë të trupit tim”, tha ai.
Aktori kujtoi gjithashtu se nuk kishte kërkuar kurrë këtë lloj vëmendjeje dhe se komentet publike të Arianës mbi “madhësinë” e tij e bënë atë të ndihej edhe më i ekspozuar.
“Nëse kjo do t’i ndodhte një vajze, do kishte protesta në rrugë”, tha ai.