Telenews

Ishte dënuar për uzurpim të paligjshëm të pronës, ky është 60-vjeçari i arrestuar në Pejë

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar disa persona të kërkuar dhe në mesin e tyre është edhe një 60-vjeçar nga Peja.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për Azem Mavraj, i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, pasi ishte dënuar për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës”.

Mavraj ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 6 muaj burgim, por deri më dje ka qenë i lirë, derisa Policia arriti ta arrestojë në rrugën “Azem Lukaj”.

Pas ndalimit, i dyshuari u shoqërua për në Gjykatë, ku pas përfundimit të procedurave u dërgua në njërën nga qendrat korrektuese për të vuajtur dënimin.

Të ngajshme

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetas turk me pasaportë të falsifikuar

Valjeta Turkaj

ATK-ja mbledh mbi 500 milionë euro tatime për gjashtë muaj

Valjeta Turkaj

Pas 48 orë kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit shqiptar që vdiq duke i shpëtuar dy turistë

Valjeta Turkaj