Telenews

Ishte duke u larë me kushërinjtë, mbytet një 22-vjeçar në lumin Mat

Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e mbytjes në lumin Mat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 16:00, teksa i riu, shtetasi K. Elezi, me banim në Skuraj, ishte duke u larë me kushërinjtë dhe ka humbur jetën.

I riu, është nxjerrë fillimisht me shenja jete, por rrugës për në spital, ka vdekur.

“Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi policia.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

Valjeta Turkaj

Bënte manovra të rrezikshme me Range Rover në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

Valjeta Turkaj