Telenews

ISHTE PREMTUAR PËR 2 VITE, PËRUROHET PAS 8 VITEVE PALESTRA NË KËTË KOMUNË

Palestra e sporteve në qytetin e Kaçanikut përfundimisht është hapur sot. Punimet për ndërtimin e kësaj palestre kanë filluar në vitin 2014. Megjithatë, ishte premtuar se përurimi i saj do të ndodhte për dy vite.
Më 27 maj 2014-s, Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishin nisur ndërtimin e palestrës sportive të qytetit.

Atë kohë ishin ndarë 1 milion e 300 mijë euro, ndërsa ishte premtuar se përurimi i saj do të ndodhte për një periudhë dy vjeçare.
Fillimisht ishin investuar 700 mijë euro, kurse vitin e ardhshëm u patën premtuar edhe 600 mijë euro.
Një vit më pas, pas fillimeve të punimeve, ministri i atëhershëm, Kujtim Shala kishte vizituar punimet dhe kishte ndarë edhe 300 mijë euro tjera për ndërtimin e palestrës.

Ai nuk kishte harruar ta bëjë edhe një premtim tjetër për përfundimin e palestrës.
Sipas Shalës, në atë kohë përfundimi i punimeve do të përfundonte në vitin 2017.
Derisa ndër vite ishin ndërruar pushtetet, premtimet për palestrën e Kaçanikut vazhdonin.

Në vitin 2019 në një vizitë të ministrit Kujtim Gashi në Kaçanik, ishte premtuar se palestra e Kaçanikut nuk do të merrte më shumë kohë se fundi i vitit.
Sot më 14 prill 2022 ose përafërsisht tetë vjet më pas, është hapur përfundimisht palestra e sporteve në qytetin e Kaçanikut.

Të ngajshme

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur të identifikojnë kriminelët në veri

Flaka Ajeti

Hyseni: Fondi Sovran do të jetë reforma më e madhe e ekonomike në Kosovë

Flaka Ajeti

“Është kapur duke marrë lekë”, si e paralajmëroi Rama arrestimin e Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë

Flaka Ajeti