Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka shpreh ngushëllime pas vdekjes tragjike të familjes Arsllani nga fshati Gërçec, Komuna e Sarajit.
Si pasojë e një aksidenti, një familje 4 anëtarëshe ka humbur jetën pasi vetura ka ra në lumin Vardar, ndërkaq ka arritur të shpëtojë një fëmijë 4 vjeçar.
“Kjo humbje e madhe ka tronditur gjithë qytetarët tonë! Me këtë rast, i shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Ismaili.
Postimi i plotë:
Me dhembje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen anëtarëve të familjes Arsllani nga fshati Gërçec, Komuna e Sarajit, në aksidentin tragjik ku ranë në lumin Vardar.
Kjo humbje e madhe ka tronditur gjithë qytetarët tonë!
Me këtë rast, i shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta!
Në këto momente të vështira, lutemi që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe shpirtrat e tyre të prehen në parajsë.
Jemi me ju në këtë dhimbje të madhe dhe bashkë ndajmë barrën e pikëllimit.
Ngushëllime të sinqerta!