Telenews

Ismaili për VLEN: Koalicioni opozitar është artificial, të gjithë opozitarët janë të dalur nga pushteti

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Abedin Ismaili ka thënë se qasja qe ka VLEN-i për bashkëqeverisje me VMRO-në pa kushte do t’i kushtoi me votë opozitës shqiptare, sepse mund të ndikoi tek ata  që të “dëshpërohen”.

Ismaili në emisionin “Debat Plus” u shpreh se koalicioni VLEN është bashkim artificial opozitar, sepse që të gjithë dikur ishin në pushtet.

“Qasja qe e ka VLEN-i për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-ne është dëshpëruese për votuesit e opozitës shqiptare, sepse po përmendim që pranojnë bashkëpunim, mirëpo nuk bëhet publike se për çka janë marrë vesh VLEN dhe VMRO-DPMNE. Opozita shqiptare e ka zyren e kryeministrit Kurti në Kosovë si një lavatriçe opozitarizmi, mirëpo me dal prej asaj zyrë e me u thirr në opozitarizëm nuk ka kuptim. VLEN-it ky entuziazëm për tu bërë pjesë e qeverisë do t’i kushtoi dhe në zgjedhjet parlamentare. Ky koalicion opozitar është më shumë artificial se sa natyral sepse të gjithë opozitarët janë të dalur nga pushteti”, tha Ismaili.

Ismaili ka theksuar se mungesa e transparencës dhe publikimit të detajeve të marrëveshjes ka humbur vlerën e procesit demokratik të zgjedhjeve.

Sipas Ismailit, koalicioni VLEN ka trajtuar zyrën e kryeministrit Albin Kurti si një mjet për të pastruar imazhin e opozitarizmit, duke krijuar një iluzion të lumturisë për anëtarët e saj nëse hyjnë në qeveri.

Ai ka shtuar se ky veprim do të ishte i pranueshëm nëse bëhej në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), por jo në zyrën e kryeministrit.

“Problemi qëndron se po flasim për një marrëveshje shumë dëshpëruese për votuesin opozitar shqiptar, qasja me të cilën po vepron VLEN, është dëshpërsuese sepse po flet për një marrëveshje e cila nuk po bëhet publike, sepse duhet të tregohet nëse ka për çfarë është ajo marrëveshje. Me këtë qasje humbi edhe vlera e procesit demokratik të zgjedhjeve. Kolicioni opoziar VLEN, e ka parë zyrën e Kurtit si një lavatriçe opozitarizmi që nëse hyjmë ne në zyrën e kryeministrit Kurti do të dalim të lumtur, por harrojnë se nëse kishin hyrë në zyrën e VV-së do të ishte e kuptueshme por jo në zyrën e Kryeministrit”, u shpreh Ismaili.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani