Telenews

Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli po vazhdon të shkëlqej këtë sezon me fanellën e Empolit në Serie A.

Ismajli ishte ndër më të dalluarit edhe në ndeshjen e fundit të Empolit, të cilën e fitoi 1:0 ndaj Comos në kuadër të xhiros së 11-të.

Ai luajti tërë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 7.5 pasi ishte i pagabueshëm duke regjistruar 34 pasime të sakta, 5 duele të fituara në ajër dhe 3 aksione të ndërprera.

Kështu që, bazuar në paraqitjet e tij në të gjitha ndeshjet kampionale ku ka qenë i pazëvendësueshëm tek Empoli, Ismajli është ndër top-pesë mbrojtësit në Serie A.

Në fakt, ai i prinë listës si mbrojtësi më i mirë në kampionat pas 11-të xhirove me notën mesatare 6.5, duke lënë pas vetes Federico Dimarcon e Alessandro Bastonin e Interit, pastaj Alessandro Buongiornon e Napolit dhe Davide Zappacostan e Atalantas.

Deri më tani, Ismajli I ka të luajtura 990 minuta në kampionat me fanellën e Empolit, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Të ngajshme

Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Donat Hashani

Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

Erzana Fazliu

Një filxhan kafe ju ndihmon në humbjen e peshës

Erzana Fazliu