Telenews

Itali: Shqiptari e godet disa herë me thikë gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.

Raportohet se bëhet fjalë për një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar nga policia.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e çiftit bashkëshortor në provincën e Barit.

Gruaja e cila u dërgua në spital, iu nënshtrua një operimi dhe ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të 43-vjeçares, po ashtu me origjinë shqiptare.

Karabinierët në vendin e ngjarjes gjetën edhe thikën që dyshohet se u përdor në rast, teksa nuk dihet motivi i rastit.

Të ngajshme

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Donat Hashani

Tragjedi në Greqi: Ambulanca përmbyset, humb jetën pacienti 54-vjeçar

Valjeta Turkaj

Përmbytje katastrofale në Pakistan: Mbi 600 të vdekur dhe 200 të zhdukur

Valjeta Turkaj