Telenews

Itali: Vritet me thikë 56-vjeçarja shqiptare, arrestohet burri i saj

Një grua shqiptare 56 vjeçe është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Itali.

Ajo punonte si shitëse në një dyqan peshku dhe sipas mediave italiane, vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni.

Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria.

62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesve italianë, sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie. /Telenews.al/

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj