Telenews

Iu përmend emri gjatë bisedës me Simiqin, Haxhiu kërkon nga prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se prokuroria duhet ta ftojë për intervistim shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ose në të kundërtën do të ngrisë padi ndaj saj, si informatore e aktivitetit të ish ushtarëve të UÇK-së.

Kjo pasi para disa ditësh u publikua një bisedë mes Kusari-Lilës dhe mes Slavko Simiqit nga Lista Serbe ku përmendet edhe deputeti Haxhiu.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe.

Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë në media u publikua një bisedë ndërmjet Kusari-Liles dhe Milan Radojçiqit.

source

Të ngajshme

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj