Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare refuzimin e vizitës së ministrit të Punëve të Brendshe të Kosovës, Xhelal Sveçlës, në Luginën e Preshevës.
Tutje Kamberi ka dënuar ashpër refuzimin e vizitës së Sveçlës në komunat e Medvegjës, Preshevës e Bujanocit.
“Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”, tutje është shprehur Kamberi.
Për këtë ka reaguar edhe vet Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se refuzimi është bërë pa asnjë arsye, “e pa spjegim”.
Në reagimin e tij, ministri i Brendshëm tha se refuzimi i vizitës së tij dëshmon qasjen destruktive të Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të Luginës.