Telenews

Izraeli ndalon flotën humanitare drejt Gazës, jahti polak vazhdon rrugën

Izraeli ka ndaluar shumicën e flotave humanitare “Global Sumud Flotilla” që synonte të thyente bllokadën ndaj Gazës, duke arrestuar rreth 500 aktivistë nga mbi 40 vende dhe sekuestruar dhjetëra anije.

Megjithatë, një jaht me flamur polak, Marinette, me gjashtë persona në bord, është ende në lëvizje drejt Gazës. Kapiteni australian i anijes tha se, pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli, do të vazhdojnë rrugën, raporton “AlJazeera”.

Flota me emrin “Global Sumud Flotilla” ishte nisur me 44 anije që transportonin ndihma humanitare për popullsinë palestineze në Gaza. Deri më tani, Marinette, me një ekuipazh prej gjashtë personash, është e vetmja anije që nuk është ndaluar nga forcat izraelite.

Kapiteni australian i jahtit, i cili u identifikua vetëm me emrin Cameron, tha përmes një lidhjeje video se anija kishte pasur probleme me motorin dhe kishte mbetur pas pjesës tjetër të flotës. “Tani jemi duke lëvizur drejt Gazës. Kemi në bord disa aktivistë nga Turqia, një grua nga Omani dhe unë”, tha ai.

Sipas një transmetimi të drejtpërdrejtë, anija ndodhet rreth 43 milje detare larg ujërave territoriale të Gazës. Ministria e Jashtme e Izraelit ka paralajmëruar më parë se çdo përpjekje për të hyrë në “zonë lufte” do të ndalet me çdo kusht.

Që nga dita e mërkurë, marina izraelite ka ndaluar dhjetëra anije dhe ka arrestuar qindra aktivistë nga mbi 40 vende. Ndër të ndaluarit janë edhe figura të njohura ndërkombëtare si aktivistja Greta Thunberg, ish-kryebashkiakja e Barcelonës Ada Colau dhe eurodeputetja Rima Hassan. Ata janë transferuar në Izrael dhe pritet të dëbohen.

Ky mision është konsideruar si përpjekja më e madhe detare për të dërguar ndihma në Gaza që nga fillimi i luftës. Ndërhyrja izraelite ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe protesta në shumë vende.

Të ngajshme

Studimi i ri: Testi gjenetik zbulon rrezikun e kancerit të gjirit

Erzana Fazliu

Barduani ia dorëzon postin Ulutashit: Rruga drejt paqes s’është ushtarake por politike

Valjeta Turkaj

Reshjet e borës lënë pa rrymë disa rajone të Kosovës

Valjeta Turkaj