Telenews

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit pasi goditi bazat bërthamore dhe ushtarake

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës.

Forcat Ajrore Izraelite thonë në një postim në X se po vazhdojnë “të sulmojnë lansuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran, raporton BBC.

Gjithashtu, ka pasur qytetarë që thonë se kanë dëgjuar shpërthime në Teheranin perëndimor, si dhe në pjesë të tjera të qytetit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror nuk ka raportuar për videot e reja që kanë qarkulluar dhe që tregojnë sulmet e supozuara. Në vend të kësaj, mediat kanë ftuar zyrtarë iranianë njëri pas tjetrit, secili prej të cilëve është betuar për hakmarrje ndaj Izraelit.

Në sulmet e natës, Izraeli shënjestroi bazat bërthamore dhe ushtarake, si dhe ndërtesat e banimit të zyrtarëve iranianë.

Të ngajshme

Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri

Donat Hashani

Netanyahu popullit iranianë: Unë jam me ju, zgjohuni kundër regjimit

Donat Hashani

Osmani takohet me kryeparlamentarin japonez, flasin për thellim të partneritetit ndërmjet vendeve

Donat Hashani