Telenews

Izraeli rihap hapësirën ajrore

Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, pas një nate me breshëri raketash nga Irani.

Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të raketave iraniane disa orë para se të hynte në fuqi një armëpushim, raporton CNN.

Hapja e saj erdhi pasi Izraeli tha se pranoi propozimin e armëpushimit pasi “arriti objektivat” e sulmeve të saj ndaj Iranit.

Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike, transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Izraeli “i ka shkaktuar dëme të rënda udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”.

Ishte presidenti amerikan, Donald Trump ai që njoftoi se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.

“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai.

 

Të ngajshme

Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit

Valjeta Turkaj

Aksident afër liqenit të Badovcit në rrugën Gjilan–Prishtinë

Valjeta Turkaj

Berjani: Çmimet e naftës të qëndrueshme, por rreziku nuk ka kaluar

Valjeta Turkaj