Telenews

Izraeli sulmon anëtarët e Hezbollahut afër kufirit me Libanit

Izraeli ka plagosur tre anëtarë të grupit militant të Hezbollahut – që mbështetet nga Irani – në një incident që ka ndodhur afër kufirit mes Izraelit dhe Libanit.

“Tre anëtarë të Hezbollahut janë plagosur nga zjarri izraelit pranë kufirit”, tha një burim për AFP-në, që foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar për të folur për mediat.

Edhe burime të tjera kanë konfirmuar për AFP-në se janë në dijeni të incidentit ku mbetën të plagosur anëtarë të Hezbollahut.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha përmes një deklarate se “një numër i personave të dyshuar iu afruan rrethojës së sigurisë në veri, afër Libanit dhe tentuan të sabotonin gardhin e sigurisë të vendosur në atë zonë”.

“Ushtarët menjëherë detektuan të dyshuarit dhe përdorën mjete për t’i larguar ata”, tha ushtria, duke shtuar se “identiteti i të dyshuarve mbetet i panjohur”.

Zona kufitare mes Izraelit dhe Libanit – ku ka bastionin Hezbollahu – është vend ku ndodhin incidente sporadike.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë zhvilluar një luftë shkatërruese më 2006, pasi Hezbollahu kapi dy ushtarë izraelitë.

Incidenti i 12 korrikut vjen më pak se një javë që ushtria izraelite sulmoi jugun e Libanit, pasi dy raketa kundërtanke u lëshuan nga Libani dhe shpërthyen në zonën kufitare mes dy shteteve armike.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj