Izraeli tha të martën se ka pranuar mbetje njerëzore që militantët palestinezë ia dorëzuan Kryqit të Kuq, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse ato I përkisnin njërit nga tre pengjet e mbetura në Rripin e Gazës.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se mbetjet do të çohen për testim mjeko-ligjor dhe identifikim.
Dorëzimi është i fundit sipas armëpushimit të brishtë të muajit të kaluar që është mbajtur pavarësisht akuzave nga të dyja palët për shkelje, raporton Associated Press.
Xhihadi Islamik Palestinez tha se gjeti mbetjet në fillim të kësaj jave në Nuseirat, një kamp refugjatësh në Gazën qendrore.
Militantët palestinezë kanë kthyer 25 trupa pengjesh sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.
Pengjet e mbetura kanë qenë dy izraelitë dhe një burrë nga Tajlanda. Në këmbim, Izraeli ka liruar trupat e 330 palestinezëve në Gaza. Shumica mbeten të paidentifikuar.

