Telenews

JA DERI KUR MUND TË APLIKONI PËR 100 EUROT E QEVERISË

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Ministria e Financave ka njoftuar se aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.
Por, për të marrë këto shtesa, punëtorët duhet të jenë të deklaruar si të punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.
Ministria apelon që të keni kujdes te plotësimi i të dhënave të kërkuara, meqë nëse të dhënat janë të pasakta, aplikuesi s’do të mund të përfitojë nga subvencionimi.
“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.
Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për punëtorët që janë deklaruar në periudhën tatimore mars 2022, shtesat do të dalin tek në fund të qershorit, por që duhet të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj.
“Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kurti: Nuk është e mundur që të mos ketë kryetarë të zgjedhur me vota brenda objekteve të komunave

Furtuna Zejnullahu

Limaj rikthen thënien e famshme: Nuk provohet shteti o djem

Furtuna Zejnullahu

Kurti për CNN: Nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te një milici fashiste

Furtuna Zejnullahu