Telenews

Jabllanoviq takohet me Vuçiqin, kështu e nënçmon Kosovën…

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një njoftimi në Facebook, Jablanoviq i është përshtatur diskursit të Vuçiqit për kryeministrin Albin Kurti dhe “mbijetesën” e serbëve të Kosovës.

LEXO EDHE:

Shiu në Prishtinë, qytetari del për ‘peshkim’, falënderon Përparim Ramën që ‘ia mundësoi’

Për më tepër, Jabllanoviq, i cili ka shërbyer edhe si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i ka vendosur fusnotë Qeverisë së Kosovës.

“Për dallim nga opozita në Serbi, qëndrimet e së cilës janë të përafërta me ato të Albin Kurtit, qëndrimi ynë dhe interesi i përbashkët është lufta e mëtejshme për serbët dhe mbijetesa jonë në Kosovë gjatë terrorit dhe persekutimit më të madh nga Qeveria e Kosovës*”, ka shkruar partia e tij në Facebook.

Kujtojmë se Jabllanoviq ishte kryetar i Listës Serbe nga viti 2013, ai ishte një nga ata që e themeluan atë. Disa vite më vonë u nda dhe themeloi Partinë e Serbëve të Kosovës, si opozitë e Listës Serbe.

Më 23 prill të këtij viti kandidoi për zgjedhjet lokale të Kosovës, por pak ditë para zgjedhjeve hoqi dorë nga pjesëmarrja dhe iu bashkua bojkotit të zgjedhjeve.

Më 26 maj, kryetari i Partisë Komuniste të Serbisë mbështeti tubimin e SNS-së së Vuçiqit “Serbia e Shpresës” në Beograd.

Ndryshe, Jabllanoviq ishte tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit në Veri.

Duke folur për këtë Kryeministri Kurti kishte thënë se “kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd. Ndoshta nuk është e vërtetë, por gjithsesi duhet të ketë pasur një presion shumë të madh ose një ofertë shumë luksoze”. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu