Telenews

Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, s’kërkojnë më lirim me kusht nga Gjykata Speciale

Zyra e Kryeprokurores së ZPS-së nuk pushon së gjeturi arsye për t’i lënë në burg. Por, Kimberly West nuk do të sfidohet më, së paku nga dy nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Speciale.

Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë dorëzuar nga kërkesat për lirim me kusht.

Siç mëson Klan Kosova, heqjen dorë nga e drejta për të kërkuar rishikim të paraburgimit çdo dy muaj, Krasniqi e ka parashtruar më 10 e Selimi më 11 qershor.

Vendimi i dyshes, që dihet deri tash, vjen 1 muaj pasi Charles Smith ua refuzoi atyre dhe Kadri Veselit kërkesat për lirim të përkohshëm, meqë u mbyll çështja e Prokurorisë.

Tani, gjykata po përdor një arsye të re.

Në vend të ndikimit të dëshmitarëve gjatë 2 viteve, po i frikësohen tërheqjes së tyre, transmeton Klankosova.tv.

Për të kuptuar më shumë, ndiqni kronikën e mëposhtme:

Të ngajshme

Maturantët në Shqipëri më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj

Donat Hashani

PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, ky është kandidati i vetëm për kryetar

Donat Hashani

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Donat Hashani