Telenews

‘Jam ajo që jam’ – prezantuesja Deborah Secco reagon pas kritikave për veshjen e saj në ‘Katar 2022’

Deborah Secco, një prezantuese dhe aktore braziliane, bëri bujë me veshjen e saj për prezantimin e Kampionatit Botëror në kanalin brazilian SporTV, ndërsa shumëkush e konsideroi tepër provokuese për t’u shfaqur në pjesën kryesore.

“A është një shfaqje mode apo Kampionati Botëror” – pyeti një shikues.

Të tjerë komentuan se megjithëse e pëlqejnë prezantuesen, veshja e saj duket e papërshtatshme për evenimentin sportiv që zhvillohet në Katar.

(Foto: Instagram/dedesecco)

“Je e mrekullueshme, padyshim, por ne duhet ta respektojmë dhe të vishemi siç duhet për një ngjarje sportive. Aq më tepër kur ngjarja është në Katar”; “A jeni njohur me atë kulturë? Krejt ndryshe nga ajo që jeni mësuar” – janë disa nga komentet.

Reklama

(Foto: Instagram/dedesecco)

Prezantuesja iu është përgjigjur kritikëve të cilët e kishin indinjuar zgjedhjen e saj të veshjeve gjatë raportimit nga Kampionati Botëror në Katar.

Secco iu përgjigj atyre përmes Instagramit: “Nuk më intereson – jam ajo që jam”. Prezantuesja përcolli ndeshjet në kanalin brazilian SporTV në programin “Ta na Copa”.

 

Meqë ra fjala, ajo njihet për postimin e fotografive moderne në Instagramin, ku numëron afro 25 milionë ndjekës.

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj