Telenews

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se pushteti në Serbi po e kupton se ky është fundi i epokës së Sllobodan Millosheviqit dhe se kanë shumë për të humbur, por me metodat që përdorin përshpejtojnë fundin e tyre dhe, sipas tij, më e keqja është se po shkaktojnë dëme në njerëz dhe materiale.

“Kjo është hera e parë që një grup personash me ‘koktej molotovi’, të stërvitur për të luftuar dhe sulmuar ushtarët, befas dalin nga një protestë e organizuar. Kjo ndodhi sepse që nga mëngjesi në media është interpretuar se KFOR-i ka pajisje për të shpërndarë demonstratat për të rrahur serbët. Ata nuk e kuptojnë se kur ushtria pajiset në këtë mënyrë ka një detyrë shtesë, dhe detyra ishte që KFOR-i të siguronte tërheqjen nëse ka marrëveshje për tërheqjen e kryetarit dhe forcave policore”, tha Janjiq.

Janjiq pyet dhe tregon se kush po i udhëheq  njerëzit në protestat në veri të Kosovës.

“Formalisht ata i udhëheq Lista Serbe. Ka gjithashtu përfshirje të ngathët dhe të drejtpërdrejtë të autoriteteve dhe disa shërbimeve. Ata duhet të ndalojnë atë lojë që e kanë trashëguar nga periudha e Millosheviqit. Ata e kuptojnë se ky është fundi i epokës së Millosheviqit dhe se kanë shumë për të humbur, por metodat që po përdorin po e përshpejtojnë fundin e tyre. Çka është më e keqja, ata shkaktojnë dëme njerëzore dhe materiale, si dhe dëme politike për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Të ngajshme

Barduani: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

Valjeta Turkaj

TelenewsJobs hapësira ku fillon karriera dhe rritet ekipi juaj

Valjeta Turkaj

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

Valjeta Turkaj