Telenews

Jarinja e Bërnjaku vazhdojnë të jenë të bllokuara

Në veri të Kosovës, në dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokal.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Ende jo, shpresoj të ketë lëvizje sot pas vendimit që është marrë”, është shprehur Hoti.

Serbët lokalë mbrëmë kanë vendosur në rrugë kamionë për të kundërshtuar reciprocitetin që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë për targat dhe letërnjoftimet serbe.

Pas kësaj gjendje të krijuar, Qeveria e Kosovës e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtyrë vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet.

Në deklaratën e lëshuar të Qeverisë së Kosovës, thuhet se ekzekutivi jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve, kur dhe do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi