Telenews

JAVËN E ARDHSHME KURTI DHE VUÇIQ TAKOHEN ME KANCELARIN SCHOLZ

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i pres më 4 maj në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Në Berlin, i ftuar nga kancelari gjerman do të jetë edhe emisari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, sipas një njoftimi nga qeveria gjermane..
“Kancelari Scholz do të pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.
“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj