Telenews

“Jemi afër konfliktit me SHBA-në dhe aleatët e saj”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Rusia është afër një konflikti SHBA-në dhe aleatët e saj.

Sipas saj një konflikt i tillë do të ishte i mbushur me tensione bërthamore, raporton agjencia e lajmeve ruse TASS.

“Pas përshkallëzimit të krizës në Ukrainë dhe nisjes së një konfrontimi të dhunshëm hibrid me Rusinë, Washingtoni dhe aleatët e tij po kalojnë në prag të konfliktit të hapur ushtarak me vendin tonë, që do të thotë konflikt i drejtpërdrejtë i armatosur midis fuqive bërthamore. Është e qartë se një konflikt i tillë do të rëndohej nga përshkallëzimi bërthamor”, ka thënë ajo.

Ajo ka pasur kritika edhe për Japoninë, pasiqë, sipas saj shteti japonez po e cilëson Rusinë si kërcënues bërthamor.

“Ata duan të na portretizojnë si një vend që kërcënon me armë bërthamore. Kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Parashikimi i motit

Erzana Fazliu

Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq

Valjeta Turkaj

Tentim vrasje në Shtime, plagoset një 38 vjeçar – kërkoi ndihmë në oborrin e një shtëpie

Valjeta Turkaj