Telenews

Jennifer Lopez prish kontratën me shtëpinë diskografike BMG – shkak shitjet e vogla të albumit “This Is Me… Now”

jennifer-lopez-prish-kontraten-me-shtepine-diskografike-bmg-–-shkak-shitjet-e-vogla-te-albumit-“this-is-me…-now”

Jennifer Lopez prish kontratën me shtëpinë diskografike BMG – shkak shitjet e vogla të albumit “This Is Me… Now”

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer Lopez raportohet se është ndarë nga shtëpia diskografike BMG, me të cilën publikoi albumin e saj të fundit, “This Is Me… Now”, në fillim të vitit 2024.

Sipas The Sun, Lopez ka vendosur të veprojë si artiste e pavarur, duke e publikuar këngën e re Birthday përmes një kompanie më të vogël, shkruan DailyMail.

Albumi i saj ishte pjesë e një marrëveshjeje me afat të shkurtër, që përfshinte vetëm një projekt, dhe pas shitjeve të dobëta, palët kanë vendosur të mos vazhdojnë më tej.

“Jennifer është padyshim jashtëzakonisht e talentuar dhe e suksesshme, por e ka pasur të vështirë të gjejë një label me të cilin përputhet në vizion,” ka thënë një burim për The Sun.

“Pas publikimit të albumit të fundit, u vendos që të mos vazhdojë me BMG, pasi nuk arriti suksesin që ajo kishte pritur. Albumi arriti vetëm vendin e 55-të në top-listat britanike”.

Megjithatë, burimi theksoi se ekipi i J.Lo ka vendosur të vazhdojë fuqishëm me projekte të reja muzikore, duke zbuluar se ajo ka kaluar shumë kohë në studio këtë vit.

Lajmi për ndarjen nga labeli erdhi pak orë pasi Jennifer performoi në mënyrë magjepsëse në një koncert në Regnum Carya Hotel në Turqi, pjesë e turneut të saj Up All Night. Mbrëmja kishte edhe një kuptim të veçantë për këngëtaren, pasi festonte ditëlindjen e saj të 56-të.

Në skenë, ajo u shfaq në formë të jashtëzakonshme me një kostum argjendi të ngushtë dhe provokues, duke nxjerrë në pah trupin e saj të tonifikuar nga palestra. Pamjen e kompletoi me çizme të gjata argjendi, ndërsa më vonë e shtoi intensitetin me një kostum të zi lëkure dhe të brendshme me detaje floriri, ndjekur nga një trupore e bardhë me dantella dhe prerje në pjesën e gjoksit.

Pak ditë më parë, ajo kishte shkaktuar bujë edhe në një tjetër performancë në Tenerife, në kuadër të Cook Music Fest, ku kishte simuluar pozicione seksuale në skenë, në një veshje trupore me të çara të guximshme.

Një moment befasues ishte kur ajo këndonte në katër këmbë përpara një kërcimtari pa bluzë, për t’u ngritur më pas në supet e një tjetri me pjesën intime të vendosur në fytyrën e tij.


Në një tjetër moment, ajo përqafonte një kërcimtar ndërsa vendoste duart ndërmjet këmbëve të dy të tjerëve.

Kërcimtarët, të gjithë meshkuj të formuar në palestër, ishin veshur vetëm me pantallona dhe korsete të bardha.

Koncertet e saj vijnë pasi Lopez prezantoi për herë të parë këngën e re dedikuar ndarjes nga Ben Affleck, gjatë një eventi privat për fansat më 2 korrik.

“Kjo është një këngë e re që dua ta këndoj për herë të parë sonte. Më erdhi kur nuk më zinte gjumi një natë”, tha ajo.

“Dashuria që dua, dashuria që më duhet, nis nga vetja ime”, këndon ajo në një moment, duke shtuar më pas: “Tani që kam gjetur rrugën time, do të qëndroj aty. Faleminderit për plagët që më le në zemër, sepse ato më treguan që yjet ndriçojnë më fort në errësirë”.

Lopez nuk la asnjë dyshim për ndarjen përfundimtare, duke thënë: “Nuk do të të le më kurrë të më thuash lamtumirë. Ishte perfekte sa më bëre të besoj, por tani gjithçka është më e madhe për mua. Jam më e fortë, më e pathyeshme. Faleminderit për dhimbjen që më shkaktove”.

Në një intervistë për El Pais në maj, ajo pranoi se ishte një periudhë e vështirë: “Jam krenare për veten që ia dola dhe që arrita ta udhëhiqja edhe fëmijët e mi përmes kësaj kohe të vështirë. Janë më të fortë dhe më të mirë për shkak të kësaj”.

Jennifer dhe Ben Affleck u martuan në vitin 2022, por në gusht 2024, ajo depozitoi kërkesën për divorc, pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës.

Pas divorcit, një deklaratë zyrtare nga Live Nation njoftoi se turneu i saj veror 2024 “This Is Me… Live” në SHBA u anulua.

“Jennifer po merr një pauzë për të qenë pranë fëmijëve, familjes dhe miqve të ngushtë,” thuhej në deklaratë. Vetë Lopez u shpreh e pikëlluar dhe e zemëruar për anulimin, por shtoi se ishte një vendim “absolutisht i nevojshëm”.

Një burim për DailyMail shtoi: “Ishte një vendim shumë i vështirë që Jennifer e mori këtë javë. U kërkon ndjesë fansave, por në këtë moment, familja dhe qetësia janë përparësi”.

Të ngajshme

Erolldi e Diola kështu u dukën në dasmen e Teuta Rugoves

Donat Hashani

Nicole Kidman bëhet ambasadorja globale e “Cle de Peau Beaute”: Ishte si një rastësi e bukur

KushtrimGuraj

Ronela Hajati publikon këngën “UNeDU” me Rita Latin në klip

KushtrimGuraj